TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është përfshirë nga flakët kati i parë i një hoteli mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi: Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.