TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites. Në relievet e larta malore të zonës së veriut reshjet në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.