TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje dy ditë më parë nga qiramarrësi i tij pas një përleshjeje në lagjen Itterbeek të Anderlecht, Belgjikë.
Ndue ishte pronari i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, raporton Euroneësal. Lidhur me këtë ngjarje, reagoi aktori i famshëm Jean-Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku tha se po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçarit shqiptar.
Përmes postimit të tij, Van Damme shprehu ngushëllime familjes së mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel.