TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës është regjistruar një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja për jetën
Ende nuk dihen rrethanat kur një automjet tip "Audi" u përfshi në një aksident me një motomjet, kur për pasojë i lënduar mbeti drejtuesi i këtij të fundit, i cili u transportua në spital.
Njoftim i policisë:
Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.