AKTUALITET, 22 Gusht 2025, 22:52

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, niset drejt spitalit të Traumës (Emri)

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar,

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Sipas informacioneve, një automjet i ka prerë rrugën motomjetit, me drejtues 29-vjeçarin, Mario Selishta. 

Ky i fundit është lënduar rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Bëhet me dije se 29-vjeçari i plagosur me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime pasi jetonte në Itali. 

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Butrinti" pranë një karburanti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.