TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përballë Rakipit, Meta ka folur edhe një herë në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt, dhe për kërcënimet që janë bërë në drejtim të tij për këtë rast.
Refuzimi i Gent Cakajt. Jeni ndjerë i kërcënuar në këtë rast, pasi keni thënë që keni marrë kërcënime?
Nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por dhe për arsyet e tjera që lidhen me gjithë historinë e origjinën tine. Në radhë të parë ata që kërcënojnë Presidentin e Republikës, duhet ta dinë se është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri nga Kushtetuta. Kushtetuta e thotë qartë, që është më i mbrojturi.
Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).
Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cënojë institucionet.
Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat.