TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një operacion i madh i policisë italiane në Novafeltria, ka goditur një grup që merrej me transportin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Operacioni që përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, bëri të mundur arrestimin e 9 tregtarëve të cilët furnizonin me kokainë, marihuanë dhe hashash në zonën Romagna.
Me këtë operacion, u godit një aktivitet i paligjshëm dhe shumë fitimprurës që gjeneroi një fitim total prej 500,000 eurosh.
Për furnizimin e tregtarëve ishin tre furnizues shqiptarë, dy prej të cilëve u arrestuan në Rimini dhe një në San Mauro Pascoli, të kërkuar për trafik droge. Gjatë hetimeve, u kryen një sërë kërkimesh që çuan në sekuestrimin e pasurive të shumta, duke përfshirë makina, orë "Roleks" dhe pasuri të patundshme.