TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Gana ka njoftuar sot se, disa persona të armatosur teksa lëviznin me një motor, kanë qëlluar me armë duke vrarë gazetarin hulumtues Ahmed Hussein, i cili po kryente investigime në futbollin afrikan.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme dhe gazetari u qëllua me armë zjarri dy herë në gjoks dhe një herë në pjesën e qafës, njofton AP. Ai ishte pjesë e ekipit i kryesuar nga Anas Aremejav Anas, një gazetar tjetër i njohur në fushën hulumtuese.
Puna e gazetarit bazohej në përfshirjen e një anëtari të FIFA-s në Këshillin e FIFA-s në korrupsion, njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan, Kwai Nyantaky, i cili u ndalua për marrje ryshfeti në sport vitin e kaluar.