AKTUALITET, 17 Janar 2019, 21:21

Meta i përgjigjet sulmeve të Ramës: Siguroj qytetarët që më intereson vetëm Kushtetuta

Meta i përgjigjet sulmeve të Ramës: Siguroj qytetarët

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, i është përgjigjur sulmeve të që kryeministri Edi Rama bëri në një emision televiziv pak kohë më parë.

Meta u shpreh se ai nuk shqetësohet për sulmet, por se ka mbrojtur kushtetutën dhe ka vepruar në interes të ligjit.

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/275789539768967/

“ Të gjithë qytetarët që na ndjekin, duhet të jenë shumë të qetë, sa i takon presidentit të tyre, pavarësisht mund ta pëlqejnë apo jo, pasi cdo akt ka qenë dhe është vetëm në interes të respektimit të kushtetutës. Dëgjova shumë akuza aty, mund ti marrim një nga një. Aty u tha që Ilir Meta kthen ligjin për dividentin dhe kam shkelur kushtetutën. Kushtetuta thotë se ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Bëhet fjala për një dëm të madh, jo vetëm për shkelje të kushtetueës por dëm të madh të financave publike. Unë mund të bëj edhe politikë, dhe të them se këto fonde do ti përfitojë një grup, që ka patur dijëni se do të bëhej një ligj i tillë. Cdo qëndrim i presidentit ka qenë vetëm në interes të ligjit. Nuk shqetësohem për sulmet, është e drejta e tij”.u shpreh Meta.

VIDEO: Ja akuzat e Edi Ramës për presidentin Ilir Meta 

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1987130274675868/

/TPZ.AL/