TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga këngëtaret më të përfolura të momentit, Adelina Tahiri po kalon momentet më të bukura në pritje të një fëmije me partnerin e saj, Serjoza Markov.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale me publikimin e imazheve të reja që prej kohës kur dha lajmin se po pret të bëhet nënë.
Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e nisi me një “selfie”, në të cilën paraqitet tërësisht pa grim, ndërsa kishte veshur një bluzë të hapur tek gjoksi.
Mund të themi se shtatzënia i shkon Adelinës, e cila duket tashmë se ka rritur numrin e reçipetave. Sa i përket fytyrës, Adelina dukej e freskët pa grim, ndaj dhe nuk ngurron të publikojë foto të tilla natyrale.
Pak muaj më parë, Adelina u martua me milionerin maqedonas 50-vjeçar, në një ceremoni private me të afërm dhe familjarë.
