LIFESTYLE, 20 Mars 2018, 11:04

Modelet e pranverës: Xhinset që do t’i shihni kudo tani në Instagram (FOTO)

Modelet e pranverës: Xhinset që do t’i shihni kudo tani në

Xhinset e pranverës vijnë me risi por edhe ngjashmëri me ato të sezoneve të kaluara. Gjatë vitit të kaluar keni vënë re që trendi i xhinseve ndryshoi paksa, me bel të lartë, me ngjyra më shumë dhe stili i xhinseve të grisura, gjithmonë e më moderne.

Ndërsa xhinset e këtij sezoni janë trendy, elegante, por edhe shumë të rehatshme. Xhinset me detaje lëkure, të grisura, xhinset me pjesë të zbardhura, apo dhe ato me qëndisje janë në modë këtë vit.

Veçanerisht xhinset me detajin e vijave me ngjyra në pjesët anësore, i bëjnë edhe më elegante xhinset e pranverës.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për modën, blogeret më të famshme në Shqipëri dhe vajzat e ekranit, janë të parat që i përqafojnë ndryshimet. Ja trendi i xhinseve që ato sugjerojnë dhe kombinimet e duhura që mund të bëni për t’u dukur sa më shumë sportive.

[gallery ids="82708,82709,82707,82706,82705,82704,82702,82703"]