TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ajo bëri histori në “Brit Awards” këtë vit, por Dua Lipa e ka treguar talentin e saj kur ishte vetëm 12 vjeçe”.
Kështu e nis shkrimin prestigjiozja “Daily Mail”, ndërsa kthen në vëmendje një video të këngëtares shqiptare të 10 viteve më parë.
Një video tregon këngëtare e re që interpreton këngën “No One” të Alicia Keys, kur ajo ishte nxënëse në Prishtinë, Kosovë.
22-vjeçarja e lindur në Londër, u kthye në Kosovë me prindërit kur ishte 11 vjeçe.
Në pamjet e sapozbuluara, Dua shihet duke performuar një duet në shkollën private “Mileniumi i Tretë” në gjuhën shqipe, me shoqen e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere mode në Paris.
Pasi impresionoi audiencën me zërin e saj, ylli i pop-it buzëqesh. Ish-shokët e saj të shkollës thanë se, këngëtarja ka pasur ëndrra të mëdha edhe kur ishte shumë e vogël.
Kjo video tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si “Daily Mail” apo “The Sun”, të cilat e quajnë një yll të lindur.
https://youtu.be/1wNnE2hxMA0