LIFESTYLE, 19 Mars 2018, 13:07

E gjithë bota e Miriam Canit në krahët e Alban Skënderaj-t (FOTO)

E gjithë bota e Miriam Canit në krahët e Alban Skënderaj-t

Këngëtaren Miriam Cani e shohim çdo të premte në jurinë e “The Voice Kids”. Me ëmbëlsinë dhe hijeshinë e saj i ka bërë të gjithë për vete. Të mëdhenj e të vegjël të gjithë i kanë sytë tek ajo, dhe çdo detaj mbi të dhe sidomos jetën e saj private përbën lajm.

Miriami sot na e ka zbukuruar ditën me një foto super të ëmbël. E gjithë bota e saj, vogëlushja Ameli, është në krahët e dashurisë së saj, Alban Skënderajt.

Me këtë foto Miriami sapo na tregoi se e bukura Ameli rritet çdo ditë e më shumë dhe ajo është e ëmbël edhe e qeshur edhe kur fle gjumë. Mëngjeset në familjen e dy këngëtarëve të njohur tashmë janë të mbushura veç me dashuri dhe lumturi.

[gallery ids="82421,82418,82420,82419,82417"]