TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 12 mars në orën 5 të mëngjesit erdhi në jetë vajza e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Lajmin e bëri të ditur vet moderatori i njohur nëpërmjet postimit të një fotoje në “Instagram”.
“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me vajzë…”, ishte përshkrimi i fotos ku Ermali shfaqej së bashku me Amin dhe vogëlushen e tyre të porsalindur.
Mjaftuan vetëm pak orë dhe kjo foto theu çdo rekord të personazheve të famshëm shqiptar në “Instagram” përsa i përket pëlqimeve.
Ermali na tregoi fytyrën engjëllore të vogëlushes së tij, por përsa i përket emrit, na e la enigmë. Burimet për "Kids Time", kanë zbuluar se çifti nuk po binte dakord për emrin, por më në fund vendosën që ta quajnë Sia, sikurse këngëtarja me famë botërore. Me sa duket fati i saj është i destinuar që kur të rritet të bëhet një personazh i famshëm dhe i suksesshëm. Ndërsa kujtojmë se djali i tyre quhet Joel.