LIFESTYLE, 9 Maj 2018, 15:28

Eva Muratin e pyesin për “burrin” dhe sapo dha përgjigjen më të mjegullt të mundshme

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në mediat rozë lajmi i bujshëm se Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare. Mirëpo e kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Eva i mohoi këto lajme duke thënë se janë “fake news”.

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Eva nuk iu ka shpëtuar pyetjeve thumbuese të Arjolës në lidhje me marrëdhënien e saj me Genarin.

Ndërsa Eva ishte duke përgatitur një kek, në fund të emisionit Arjola i tha: “Ishalla të ka dal i shijshëm se gjithë kjo reklamë që të bëmë…”

“Me siguri do fillojnë ofertat e punës në restorant”, u shpreh duke qeshur moderatorja sportive.

Si për ta ngacmuar në lidhje me lajmet që qarkulluan ditët e fundit në mediat rozë për një ndarje mes saj dhe Genarit, Arjola i tha: “Ty s’të themi dot do gjesh një burrë të mirë se e ke gjetur apo…”

“Jo, Jo në rregull”, u përgjigj Eva duke na e konfirmuar edhe një herë se ajo është bashkë me Genarin dhe lajmet e ndarjes së tyre kanë qenë të pavërteta.