TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bashkë me delegacionin shqiptar kanë qenë në Kalabri ku kanë zhvilluar takime të shumta me qytetarë por edhe drejtues vendorë e fetarë të komunitetit arbëresh.
Një moment emocionues ka qenë kur Kreu i Shtetit bashkë me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, ambasadorin Neritan Ceka si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit kanë kënduar këngën arbëreshe “Moj e bukura more”, një këngë që është përcjellë breza pas brezi dhe megjithëse jetojnë prej qindra vitesh larg Shqipërisë, arbëreshët e Italisë nuk ia kanë harruar notat dhe fjalët. Sot ata e kanë përcjellë këtë këngë bashkë me Presidentin dhe përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar.
Më herët Meta së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella vizitoi Kolegjin “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona ku u pritën ngrohtësisht dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.