TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku me urdhrin e parë për të gjithë vartësit e tij.
Sipas "Balkaweb", Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).
Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.