TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani arrin të triumfojë në transfertë ndaj Kastriotit 1-2 dhe njëkohësisht rimerr vendin e parë, pas javës së 12-të.
Të dy golat u shënuan nga Jurgen Bardhi (19′dhe 36′), i cili më në fund zhbllokohet.
Pavarësisht fitores ishte një ndeshje aspak e lehtë për të kuqtë e Skënder Gegës, të cilët rrezikuan jashtëzakonisht shumë, pasi krutanët patën disa mundësi për të barazuar në pjesën e dytë.
Kastrioti shënoi me anë të Roxher (37′).
Laç fantastik, Skënderbe zhgënjyes.
Triumfi 2-0 ndaj Skënderbeut është mëse i merituar.
Shtubina shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e shtatë. Në pjesën e dytë Laçi erdhi në rritje, humbi raste dhe shënoi golin e sigurisë me Gjonin 5 minuta para fundit.