TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Fëmija i parë erdhi kur unë dhe Arditi ishim studentë, të fejuar. Nuk i thamë jo dhe nuk ia këshilloj askujt ta bëjë këtë në çdo kohë që të vijë në jetë një fëmijë. Sigurisht, nuk paragjykoj rastet kur një çift e ka të pamundur ta përballojë”, rrëfeu ajo.
Të gjithë e kujtojmë periudhën e luftës civile që përfshiu vendin tonë në vitin 1997. Pikërisht në mars të 1997, kur të gjithë përpiqeshin të rruanin kokën nga plumbat që fluturonin pa pushim në qiell, Ermira dhe Arditi vendosën që të martoheshin. Pavarësisht situatës në të cilën ishte vendi, ai e kishte ndarë mendjen dhe ishte i gatshëm edhe të vdiste për tu martuar me dashurinë e jetës së tij, Ermirën.“Ishte 21 mars 1997. Ne bashkëjetonim prej kohësh në Tiranë, por dasmën do ta bënim tradicionale. Shkodra dhe Korça kishin një kimi të jashtëzakonshme edhe për festat. Unë isha shtatzënë, vendosëm të martoheshim dhe nuk menduam se çfarë do të ndodhte”, tregoi Ermira.
Bashkëshorti i saj së bashku me familjarët dhe dy shokët e tij të Akademisë së Rendit u nisën mes plumbash për në Korçë për të marrë nuse moderatoren e njohur. “Ishte një histori rreziku, por t’i thuash tjetrit ‘vdes për ty’ në mënyrë reale, kjo ishte. Arditi kishte me vete, bashkë me familjarët, edhe dy shokë të Akademisë së Rendit. Qëlluam me fat që shpëtuam nga maskat. Unë u vesha nuse në shtëpi, rrugës kisha paliçetat e shtatzënisë. Dasma në Korçë nuk u bë, sepse lokali u dogj me gjithë perdet e kuqe dhe pasqyrat që doja…”, rrëfeu Ermira. Dasma në Tiranë u bë, por nga 250 të ftuar shkuan vetëm 70, një pjesë ishin larguar nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër kishin frikë të shkonin nga terrori që po bëhej gjithandej.“Ishte dasma e parë që bëhej në Tiranë në ato kohë”, tregoi moderatorja.
Sot Ermira dhe Arditi janë prindër të lumtur të tri vajzave që u'a zbukurojnë jetën çdo ditë e më shumë. [gallery ids="73410,73409,73407,73406,73405"]