LIFESTYLE, 19 Mars 2018, 12:02

Oriola Marashi feston ditëlindjen, Noizy e surprizon në mesnatë (VIDEO)

Oriola Marashi feston sot ditëlindjen e saj. Sikurse është bërë traditë, festimet e ditëlindjes së ish-modeles së “Icon Agency” kanë filluar që në mesnatë. Kjo është ditëlindja e 22-të e Oriolës dhe besojmë se pas famës së madhe që ka fituar këtë vit, kjo do të jetë edhe ditëlindja e saj më e bukur.

Të parët që e kanë surprizuar modelen bukuroshe kanë qenë anëtarët e grupit OTR. Noizy ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaq tortën e përgatitur për Oriolën, por edhe festën surprizë të organizuar në studion e tij muzikore.

[video width="640" height="1138" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/29293720_188115035249223_4657553708005328271_n.mp4"][/video]

Në video e postuar në “Instastory” të cilën Noizy e fshiu pak minuta më vonë, shihej sesi Oriola u befasua ndërkohë që në dhomën ku ajo qëndronte, u futën miqtë e saj me tortën e ditëlindjes e me fishekzjarrë për ta uruar.

“Edhe 100 lali”, shkruante Noizy në video-n e publikuar në “Instastory”.

Ndërkohë edhe Oriola e befasuar nga kjo surprizë dhe në shenjë falënderuese ndaj Noizy-t dhe grupit OTR ka postuar në “Instastory” një foto të tortës që grupi OTR i kishte përgatitur.