AKTUALITET, 3 Prill 2020, 21:30

Mjeku Tritan Kalo: Kulmi i COVID-19 ende s’ka arritur

Mjeku Tritan Kalo: Kulmi i COVID-19 ende s’ka arritur


“Sëmundja nuk ka arritur ende në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhajes dhe të elementëve klinikë që ka”, ishte kjo deklarata e mjekut Tritan Kalo gjatë degjesës online që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ecuria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë. Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka. Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.