TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja virologe italiane, Maria Rosaria Capobianchi ka ngritur shqetësimin se ekziston rreziku që COVID-19 të përhapet në të gjithë Italinë si në tre qytetet më të prekura, që janë Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna.
Në një intervistë me “Corriere.it", mjekja shpreson që masat shtrënguese që u morën nga qeveria, të funksionojnë për frenimin e shpërthimit të virusit.
“Rritja e rasteve të të prekurve po ngadalësohet në rajonet ku u shfaq epidemia (sipas të dhënave deri më 13 Mars), por gjetkë ka një rritje të vazhdueshme. Ne gjithashtu mund të arrijmë të kemi edhe në zona të tjera të njëjtin numër të prekurish si në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna.
Shpresa e të gjithëve është që masat shtrënguese të qeverisë të jenë efektive".
E pyetur nëse COVID-19 është i ngjashëm me epideminë që shkaktoi Sars në vitin 2009, ajo tha:
“Në përgjithësi, të dy patogjenët kanë 80% të gjenomit, kështu që ato janë mjaft të ngjashëm.
Por sjellja e Sars ishte shumë e ndryshme, kishte një vdekshmëri më të lartë, por u transmetua në mënyrë tjetër dhe nuk shkaktoi infeksione me simptoma të lehta. Kështu që zinxhirët e transmetimit të Sars mund të identifikoheshin dhe bllokoheshin me izolimin e pacientëve, ishte më lehtë të ndalohej përhapja sepse infeksioni manifestohej qartë".
Maria Rosaria Capobianchi, drejtoresha e virologjisë në Spallanzani, është virologia që, me një ekip mjekesh të tjera izoluan koronavirusin e parë të diagnostikuar në Itali.