AKTUALITET, 14 Mars 2020, 13:28

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”, Rama: Ndalohet frekuentimi i Liqenit dhe të çdo zonë e tillë në vend

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”, Rama: Ndalohet frekuentimi i


Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga banesa e tij, referuar rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë ka thënë se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Nisur nga shëtitjet që vazhdojnë në zonën e Liqenit në Tiranë, apo siç ndodhte sot në Shkodër, Rama tha se nuk do të lejohen më.

“Ndalojmë frekuentimet në liqenit e Tiranës dhe në të gjitha zonat e tilla në çdo qytet, sot kemi 38 persona të identifikuar, 12 të shtruar në spital, 2 prej tyre në reanimacion dhe një 65 vjeçar mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura”- tha ai, duke shtuar se “Më e keqja nuk ka ardhur akoma, as nuk dua tu fus frikën, por kam detyrë tu informoj, të ndaj çdo të vërtetë që ekspertët ndajnë me mua, nuk jam ekspert por nuk ju them asgjë të paaprivuar paraprakisht prej tyre”