AKTUALITET, 14 Mars 2020, 13:52

Edi Rama:Në dy javët e ardhshme do të rritet shumë numri i të prekurve

Edi Rama:Në dy javët e ardhshme do të rritet shumë numri i


Kryeministri Edi Rama në një dalje në rrjetet sociale u shpreh sot se nga COVID-19 parashikohet që të preken nga 60-70 % e popullsisë, edhe pse një pjesë e mirë e tyre do ta kalojnë pa asnjë lloj shenje apo pasoje.

Kreu i qeverisë tha se masat shtrënguese po merren me qëllim që të frenohet përhapja, që tiu jepet mundësia qytetarëve që janë më rëndë të marrin shërbimin e duhur në spitale.

hënia e të vërtetës është përgjegjësia parësore, dhe nje detyre e imja, përhapja e koronës është e pashmangshme, kancelarja Merkel thotë se do të preket 70% e popullit në Gjermani, kryeministri Boris Johnson thotë se do të preken 60% e popullsisë britanike. E para që duhet të ngulitet në mendje është se shumica e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë.

Duhet të nguliten në mendje dhe të paktën dy gjëra të tjera, masat shtrënguese kërkojnë të ngadalësojnë përhapjen, pasi numri i atyre që bëhen për spital është më i madh se numri i shtretërve, dhe këtë problem e kanë të gjithë.

E dyta masat shtrënguese na japin kohë, ndërsa bota po kërkon pa pushim ilaçin, dhe temperaturat e motit po rriten, që mund të frenojë përhapjen e këtij vitrusi të egër. Në të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe javën e tretë do të kemi edhe më shumë.

Mes marsit e prillit do kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne e ku ka arritur armiku.

Fati i luftës e numri i të plagosurve e viktimave varet nga cfarë do bëjmë ne të mbështesim njeri tjetrin e sistemin shëndetësor.