AKTUALITET, 14 Mars 2020, 13:16

Zbulohen detajet për 66-vjeçarin nga Lushnja, si u infektua me koronavirus

Zbulohen detajet për 66-vjeçarin nga Lushnja, si u infektua me


Ndërkohë që në vend numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 38, 12 prej të cilëve janë në Infektiv dhe dy pacientë në terapi intensive, dalin detaje për të shtruarin nga Lushnja.

Në terapi intensive është një paciente nga Fieri dhe një 66-vjeçar nga Lushnja.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se pacienti ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në sanatorium. Sipas informacioneve të marra, 66-vjeçari vuante nga sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmoneve.

Pas daljes pozitive të këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.

Përsa i përket infektimit të 66-vjeçarit nga Lushnja mendohet se ka qenë baxhanaku i tij, i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Italia.

Ky i fundit është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Koronavirusit.