TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Sali Berisha/
Në mbarë Shqipërinë, krahas epidemisë së koronavirusit, ka shpërthyer një epidemi tjetër sharjesh dhe mallkimesh, nga i madh e i vogël, nga demokrat, socialist dhe i paparti, si kurrë më parë, ndaj Edvin Çekap Maskës.
Shkaqet kryesore të kësaj epidemie sharjesh dhe mallkimesh ndaj tij janë:
1 - Ata e shajnë dhe mallkojnë sepse ai me qëndrimin e tij kriminal për 43 ditë me radhë nuk vendosi një njeri të vetëm në karantinë për të mbrojtur qytetarët e këtij vendi.
2 - Njerëzit e shajnë dhe mallkojnë sepse Edvin Çekap Maska, edhe kur Italia izoloi 10 zonat e infektuara në veriun e saj, nuk bëri asnjë kufizim të lëvizjeve me këto zona për shqiptarët dhe italianët, që vinin nga ato zona, madje nuk kontrolloi fare.
3 - Njerëzit e shajnë Edvin Çekap Maskën që sot bën zëdhënësin e Geron Veliut, se kur vendi gumëzhinte për vdekjet e para nga koronavirusi, ai, në një akt kriminal fabrikoi bombën e tmerrshme biologjike duke mbledhur në Tiranë, të ndryrë në një sallë me ajër të kondicionuar, kongresin famëzi që për simboliken e tij mbeti në anale si Kongresi i Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit.
Ai ishte bombë e tmerrshme virale, se 3000 delegatët që u mblodhën, që shtrëngonin duart e pse jo me dashuri partiake përqafoheshin dhe ndanin spërklat e pështymës dhe djersës e herë – herë, edhe të hundëve njeri me tjetrin, nuk kishin bërë asnjë test koronavirusi as dhe matur temperaturën para se te paketoheshin në sallën e krimit. Ata, si misionarë të djallit do të shpërndaheshin në mbarë Shqipërinë si burim i pamëshirë infeksioni.
4 – Ty, Edvin Çekap Maska, të mallkon dhe shan çdo i infektuar nga koronavirusi sepse ti në një akt kriminal, kufizove inekstremis testin e diagnozës së tij vetëm e vetëm për të falsifikuar dhe manipuluar dramën që po luhej me jetët e shqiptarëve
5 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shan dhe mallkon sot i madh e i vogël në këtë vend, se ti që sot bën zëdhënësin e Gjeneral Hashashit tënd të ftohur nga Kongresi i Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit, vetëm një javë më parë tallje menderen tënde me rrezikun madhor kombëtar të epidemisë. Je ti, që me zë e figurë u thoshe në mënyrën më të papërgjegjshme qytetarëve se koronavirusi nuk kërcënon
6 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe do të mallkojnë të gjithë nënat, motrat, burrat, gratë, fëmijët që do të humbasin të afërmit e tyre sepse ti në mënyrë absolute nuk shpenzove një qindarkë para shpërthimit të epidemisë për blerje aparaturash jetike për trajtimin e të sëmurëve.
7 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe mallkojnë i madh dhe i vogël në qytetin e Durrësit, sepse ti me Ndrikull Hajni Maskën, me qëndrimin tuaj kriminal ndaj së ndjerës së shtruar me koronavirus, e shndërruat spitalin e Durrësit në një bombë të dytë virale.
8 – Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe mallkojnë sot të gjithë qytetarët, punonjësit e shëndetësisë, sepse ti nuk shpenzove një qindarkë për mbrojtjen e tyre dhe të personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër virozës dhe që në një akt kriminal u servire si mbrojtje, maskat e skaduara 9 vite më parë.
9 - Por jo vetëm kaq; në aktin e xhahilëllëkut, padijes, papërgjegjshmërisë ekstreme apo të kriminelit, që nuk ngopet me jetë njerëzish, ti personalisht i servire maskat e skaduara 9 vite më parë si të përdorshme, të efektshme dhe sulmove me egërsi opozitën, madje i krahasove ato me një parfum të vjetruar.
Për të gjitha këto, o Edvin Çekap Maska, të shan dhe mallkon i madh dhe i vogël, mbarë populli shqiptar.