TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja e Italisë hapi rrugën e ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020, teksa në orën 18:00 zbritën në fushë përballë Armenisë në transfertë. Axurrët nuk dështuan dhe arritën të triumfonin me rezultatin 1-3. Megjithatë, sa i përket ndeshjes, të kaltrit nuk e patën aq të thjeshtë pasi në minutën e 11-të u gjendën në disavantazh pas një kundërsulmi, ku Karapetian mposhti portierin Donaruma.
Por, mesa duket italianët ende nuk ishin futur në ritmin e ndeshjes pasi pas këtij momenti e futën takimin në shinat e duhura. Në minutën e 28, Beloti ia doli të barazonte shifrat. Sulmuesi i Torinos përfitoi nga një asist i Emerson Palmeiri. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Armenia mbeti me 10 lojtarë pasi Karapetian u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në fraksionin e dytë, të besuarit e Mançinit ishin superiorë, megjithatë goli erdhi vetëm në minutën e 77 me anë të mesfushorit Pelegrini. Sakaq, pas tre minutash, Italia shënoi edhe të tretin. Këtë herë Beloti ishte me fat teksa goditja e tij pasi u stampua në shtyllë u përplas në shpinën e portierit armen për të përfunduar në rrjetë. Deri në fund axurrët prodhuan të tjera raste, por ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Pas këtij rezultati, Italia fiton ndeshjen e pestë radhazi në grup, duke mbajtur vendin e parë në grupin J.