AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 15:47

Miratimi i ‘5 qershorit’, vjen reagimi i ambasadës amerikane, ja thirrja që bën

Miratimi i ‘5 qershorit’, vjen reagimi i ambasadës amerikane,

I menjehershem ka qene reagimi i ambasades amerikane ne Tirane, pasi Kuvendi miratoi sot me 99 vota pro marrveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se miratimi i ketij pakti, “respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian”.

Ndersa theksohet se sic u arrit kjo marreveshje, “gjithëpërfshirëse dhe transparente”, ambasada amerikane thote se ajo duhet te sherbeje tani e e tutje si “një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare”.

Duke folur për rimbledhjen e Këshillit Politik sot, ambasada ben thirrje per te gjitha palet politike:

“Duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

Reagimi nga Ambasada Amerikane:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.