AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 13:00

PS konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik, Rama nuk shkon në tryezë

PS konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik, Rama


Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Përmes një e-maili në përgjigje të opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thekson se PS do të jetë në tryezë sot në orën 17:00.

Këshilli Politik ka në rend dite miratimin formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seancë.

Abcnews  raporton se PS do të përfaqësohet në tryezë vetëm nga anëtari i përhershëm Damian Gjiknuri pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

Tryeza e sotme vjen pas kërkesës së opozitës jashtëparlamentare e cila mungoi në tryezën e djeshme.