AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 13:14

Rama “hakmerret” ndaj protestuesve/ Rivendos kërpudhën para kryeministrisë

Rama “hakmerret” ndaj protestuesve/ Rivendos kërpudhën

Tani që opozita lufton vetëm me deklarata, kryeministri, Edi Rama ka vendosur të rikthejë në parkun para kryeministrisë veprën e Carsten Höller, “Kërpudhën” që u  shkatërrua pas protestave të opozitës. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim  ka edhe një domethëniie jo të vogël nga ana e kryeministrit: Ai shpreh njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij. Kur protestuesit opozitarë e shkatërruan këtë vepër arti në 16 shkurt 2019, si simbol të prishjes së imazhit të diktatorit që donte të shitej si artist, gjëja e parë që bëri kryeministri ishte ti shkruante autorit të veprës: “Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarët” Kush e mban mend kohën e instalimit të saj, ajo përkon pak a shumë me periudhën, kur kryeministria u mbyll, sepse aty donatorë të panjohur privatë, do të rregullonin zyrën e shefit, sallën e tij të ngrënies dhe mjediset e nëntokës. Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet. Por pas dështimit të policisë për ta mbrojtur atë me shkopa gome dhe gaz lotësjellës, Rama gjeti një mënyrë për të shpallur se ai do ta rivendoste sërish të re atë Rreth një vit më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”./Lapsi.al/