AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 15:39

Cilët deputetë votuan kundër marrëveshjes së 5 qershorit?

Cilët deputetë votuan kundër marrëveshjes së 5

Gjashtë deputetë votuan kundër miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Një prej tyre është Myslym Murrizi, kreu i grupit parlamentar ‘Demokrat’, i cili ka deklaruar hapur se nuk do të votonte asnjë marrëveshje të arritur jashtë institucioneve legjitime.

Edhe deputetët Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, sërish pjesë e grupit ‘demokrat’ votuan kundër.

Deputetë të tjerë që kanë votuar kundër marrëveshjes janë Adriatik Alimadhi dhe Ylli Shehu. Ndërsa vota e deputetit Ralf Gjoni doli e pavlefshme.

Gjashtë deputetë të tjerë nuk morën pjesë në votim, ndërsa katër abstenuan.