TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PD ka reaguar përmes ish-deputetit, Enkeled Alibeaj, lidhur me raportin Qendrës Europiane për Monitorimin e Drōgave, për të cilin tha se konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.
“Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkōshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krīmin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.” -u shpreh Alibeaj.
Deklarata e plotë:
Dosja 184 për blerjen e zgjedhjeve në Dibër dhe dosja 339 për blerjen e zgjedhjeve në Durrës, Shijak, Kavajë dhe Lezhë përmes trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Partia Socialiste në në pushtet nuk janë raste të izoluara të partneritetit të qeverisë së Edi Ramës me krīmin e organizuar.
Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drōgave, e cila bashkëpunon me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.
Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkōshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krīmin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.
Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda
Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krīmit të organizuar. Anëtarët e grupeve krīminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërine, madje edhe përsa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport.
Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmërinë e krīmit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë krīminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krīmit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit.
Janë lidhjet e politikës me krīmin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!