AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 13:20

“Kapacitetet po ezaurohen’, eksperti i Shëndetit Publik reagon pas Manastirliut: Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje, ja tre hapat që duhet ndjekur, në të kundërt…


Pas apelit te forte qe beri nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shendetesise, Manastirliu, per mbajtje te maskes e teksa paralajmeroi se kapacietet ne dy spitalet COVID po ezaurohen, reagon eksperti i Shendetit Publik, Erion Dasho.

Postimi i Erion Dashos 

Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje! Rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare:

1. Parandalimi, ku luan rol parandalimi parësor dhe ai dytësor (testim dhe gjurmim).

2. Forcim të rolit të mjekut të familjes për të mundësuar trajtimin dhe ndjekjen e rasteve në kushtet e shtëpisë.

3. Forcmit të kapaciteteve të spitaleve rajonale për të pritur rastet e komplikuara në nivel rajonal.

Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar.

E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe New York-ut.

Le të mësojmë nga bota për të hartuar një përgjigje të bazuar mbi evidenca dhe të drejtuar nga mendimi shkencor dhe përvoja mjeksore!