AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 15:17

Miqësorja me Ukrainën, Panuçi prezanton formacionin, Manaj i vetëm në sulm

Në Evian të Francës në orën 16:00 do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 3-0 me Kosovën, teksa ndaj ukrainasve të Shevçenkos u duhet të ndryshojnë “fytyrë”.

Për këtë arsye trajneri Panucci ka bërë disa ndryshime në formacion, teksa në sulm ka preferuar të aktivizojë si titullar Rey Manajn.

Tashmë gjithçka është gati dhe Panuçi ka publikuar formacion zyrtar të kuqezinjve.

Formacioni i Shqipërisë:

Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.