AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 11:38

LAJM I FUNDIT/ Sherr me thikë në Shkodër, një i plagosur

LAJM I FUNDIT/ Sherr me thikë në Shkodër, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Rragam.

Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 03.06.2018, në ora 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Rragam, Shkodër, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. H, 49 vjeç, banues në fshatin Rragam, i cili ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç. Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes