TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për operacionin antikanabis të zhvilluar në Krujë, të cilin e njoftoi pasditen e djeshme në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Gjovalin Loka, kreu i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit.
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.
Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas
Është bërë ndalimi i shtetasve:
• Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
• Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit
2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.