AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 14:54

Sherr me komshiun, e qëllon në qafë me thikë

Sherr me komshiun, e qëllon në qafë me thikë

Ka ndodhur një sherr në Peqin dhe një person ka plagosur me mjete prerëse komshiun e tij. Policia ka arrestuar 58 vjeçarin Osman Tabaku ndërkohë që bëhet e ditur se i plagosuri është në spital jashtë rrezikut për jeten.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Plagosje e rëndë me dashje".