SPORT, 21 Qershor 2020, 23:53

Interi e rinis me spektakël kampionatin, skuadra e Kontes mposht Sampdorian

Interi e rinis me spektakël kampionatin, skuadra e Kontes mposht Sampdorian

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Sampdorian me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, të cilët që në fillim kishin disa raste shënimi. Ishte Romelu Lukaku, i cili pas disa kombinimeve perfekte me Kristian Eriksen, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 10’, duke i dhënë avantazh zikaltërit.

Megjithatë dominimi i zikaltërve nuk përfundoi këtu, edhe pas këtij momenti, të besuarit e Kontes kishin disa raste të tjera shënimi, por duhet të vinte minuta e 33’, kur Lautaro Martinez shënoi përsëri për Interin dhe dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Kontes u panë më të tërhequr.

Nga kjo përfitoi Sampdoria që u hodh në sulm dhe në minutën e 53’ Thorsbi shënoi një gol shpresë për miqtë, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën të gjenin edhe një gol tjetër. Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 3-të, gjashtë pikë më pak se Juventusi kryesues.