TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e sotme si 28 dhe 29 Nëntori, na bëjnë gjithmonë të ndihemi krenarë për origjinën tonë shqiptare. Por mbi të gjitha krenarë na bëjnë ata persona që ngritën lart imazhin dhe emrin e popullit tonë.
Figurat, fama e të cilëve kaloi kufijtë shqiptarë, treguan anën që bota nuk njihte për ne, atë heroike, humaniste dhe artistike.
Heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe humanistja e njohur në të gjithë botën, Nënë Tereza, do të mbeten emrat më të rëndësishëm të popullit shqiptarë.
Por vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë jashtë kufijve arritën që të na jepnin dinjitet dhe vëmendje në sytë e botës.
Ja disa nga lista e gjatë e shqiptarëve që na bënë krenarë për origjinën me gjestet dhe talentin e tyre:
Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa – këngëtare
Tre këngëtaret e bënë publike që në fillim të karrierës origjinën e tyre duke bërë krenarë çdo shqiptar. Pavarësisht se të reja në moshë ata arritën t’i tregonin botës se mund t’ia dilnin.
Era Istrefi – këngëtare
Hiti i saj “Bon Bon” pushtoi botën dhe e futi në listën e shqiptarëve më të famshëm.
Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.
Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistave si, “Elite”,“Vogue”, etj, në SHBA.
Ilir Shaqiri – balerin, Itali
Balerin i famshëm shqiptar në Itali
Kledi Kadiu – balerin, Itali
Balerin shqiptar me famë në Itali.
Tedi Papavrami – violinist, Francë
I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në skena të botës.
Erald Dervishi – kampion botëror shahu
I lindur në Durrës, ai është nga kampionët në historinë botërore të Shahut.
Saimir Pirgu – tenor
Saimir Pirgu u bë shpejt i njohur si tenor, duke fituar çmime në Itali
Oni Pustina – model, Itali
I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar i njohur për rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.
Lorik Cana – futbollist
Ai ka luajtur në klube europiane ku ka dhënë kontribut . Është edhe ambasador i UNICEF-it, së bashku me lojtarë të kalibrit Beckham dhe Ronaldo.
Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.
Valdrin Sahiti – dizajnues
Shumë nga veshjet e dizajnuara prej tij i kanë veshur emrat e njohur botëror.
Kristine Elezaj – këngëtare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” në 2014-n.
Nik Xhelilaj, aktor
I lindur ne Tirane ne vitin 1983, debutimin ne ekranin e kinemase e ka ne vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjes Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plaget e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, te regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj eshte dhe protagonist, e solli ate ne “Shooting Star”, duke qene dhe aktori i pare shqiptar qe arrin kete sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktoret e rinj me te mire europiane te momentit.
Ermal Meta – këngëtar
Karriera e tij nisi në Itali dhe së fundmi u përhap më tej pas fitoi çmimin “MTV AMAs”.
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli.
Modelet:
Adrola Dushi
Xhesika Berberi
Arselajda Buraku
Dafina Zeqiri – këngëtare
Burimi: Iconstyle.al