TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë publikuar fotot e avionit të vogël me të cilin po fluturonte Ermal Beqiri në Francë, pak para arrestimit të tij nga autoritetet franceze.
Në pamjet e publikuara nga gazeta “Shekulli”, Beqiri shfaqet duke bërë selfie pranë avionit të tipit kaçatorr, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga brendësia e mjetit fluturues.
44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Francë, sipas raportimeve të mediave.
Sipas autoriteteve franceze, Beqiri u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Amiens, ku aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme për ekstradimin drejt Shqipërisë.
Sipas mediave franceze, ndalimi i tij u krye në rrethana të pazakonta. Beqiri ishte duke pilotuar një avion të vogël, i cili tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pasi fluturoi mbi termocentralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.
Gjatë fluturimit, avioni kishte zbritur në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme, duke sjellë fillimisht ndërhyrjen e Forcave Ajrore dhe të Hapësirës të Francës. Më pas, çështja iu referua Xhandarmërisë Franceze, e cila bëri edhe ndalimin e tij.
“Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar”, raportuan mediat franceze.
Beqiri ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderave të AKSHI-t, ndërsa tashmë pritet zhvillimi i procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

