AKTUALITET, 6 Prill 2018, 17:20

Basha në krah të kuksianëve: Shikoni fytyrat e tyre, Rama i donte në burg

Basha në krah të kuksianëve: Shikoni fytyrat e tyre, Rama i donte
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimin me disa banorë të Kukësit, ka bërë dhe njëherë lajmërime për zgjatje të protestave. Ai tha se nuk do të ndalet derisa të lirohen dhe 11 të burgosurit e tjerë.

Po ashtu Basha, akuzoi Ramën dhe kryeprokuroren Marku, për të hetuesi politike kundër kuksianëve. "Keta jane njerezit e thjeshte te Kukesit, qe mbijetojne me mund dhe vuajtje. Këta janë njerezit që Edi Rama i do ne burg. Keta jane njerezit qe Edi Rama i percmon dhe i tall, dhe ka frike ti shoh ne ekranet luksoze ne telekonferencat qe ben nga bunkeri i tij ne kryeministri. Shikojini keta njerez qe po hetohen dhe do gjykohen nga drejtesia Rama-Marku, e cila ka ngjallur per Kukesin kohen e hetuesise komuniste te Enver Hoxhes. Sot une jam krenar qe se bashku me dhjetra deputete jam duke u hetuar njesoj si ta sepse protestojme, sepse ngreme zerin nga ky i verber qe mendon se mund te burgosin gjithe popullin. Edi Rama është një frikacak i ngujuar në bunkerin e tij. Por të gjithë e dinë se kur autokratet hyjne ne bunker ky është fundi i tyre. Ndaj ju bej thirrje te gjitheve te mos ulin zerin e tyre te protestes per te mbrojtur te drejtat e tyre, femijet e tyre. Kjo eshte beteja te gjitheve ne. Se bashku do rikthejme drejtesine, punen, dinjitetin dhe do ta shpetojme vendin nga i semuri i bunkerit", tha Basha.