AKTUALITET, 29 Gusht 2018, 15:28

Kosovari tenton të grabisë dy turistët hungarez, kapet në flagrancë

Kosovari tenton të grabisë dy turistët hungarez, kapet në

Një shtetas nga Kosova ka tentuar mëngjesin e sotëm të grabisë një makinë të dy turistëve hungarez.

Këta të fundit kishin ndaluar mjetin e tyre dhe kishin shkuar në dyqan për të blerë, por kanë hasur 46-vjeçarin dhe e kanë ndaluar në kohë.

Njoftimi i plotë

Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.