AKTUALITET, 27 Maj 2021, 16:41

Koronavirusi në Greqi, 39 viktima dhe mbi 1900 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi, 39 viktima dhe mbi 1900 raste të reja në

1905 persona janë infektuar me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi kanë humbur jetën 39 persona që ishin të infektuar me covid-19.

Aktualisht, në të gjithë Greqinë numri i pacientëve që janë në intubim ka shkuar në 540.

Ditën e djeshme në Greqi pati 1 577 infektime dhe 44 vdekje, ndërkohë në intubim ishin 547 persona.