TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama tha në “Opinion” se asnjë prej ministrave të vendosur prej tij sot, nuk e ka ditur paraprakisht faktin që do të ishte pjesë e kabinetit. Rama ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë mësuar vetëm sot gjatë leximit të emrave që do të ishin pjesë e qeverisë.
Fevziu: Është e vërtetë që s’ju keni thënë ministrave më përpara se do të ishin në qeveri?
Rama: Patjetër!
Fevziu: Dhe të duket normale kjo? Dikush mund të thotë që nuk dua të bëhem ministër.
Rama: Në rastin kur je në një qeveri, koaliconi sigurisht do të diskutosh paraprakisht për emrat. Në rastin kur ka një shumicë që është shumicë e një partie, ti do diskutosh kur do të marrësh ministra jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë. Nuk mund të thonë s’du. Nuk ka s’du!
Fevziu: Po s’di ka ?
Rama: Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje dhe në këtë front beteje kush është i mandatuar edhe ka marr përsipër të përfaqësojë shumicën...