TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë versionin e tij për zhveshjen nga funksionet të Taulant Ballës dhe rikthimin si “numri 2” i PS-së i Damian Gjiknurit i përfolur në përgjimet e dosjes së Dibrës.
Rama e la Ballën pa post ministror edhe në kabinetin e tretë dhe e uli në detyrë. Kryeministri deklaroi se kjo vjen si pasojë e "rritjes së volumit të punës", që Balla tani do ta ndajë me Gjiknurin.
“Taulanti është kryetar i grupit parlamentar të PS. Është një detyrë që ka përgjegjësi të madhe dhe gjatë këtij mandati do të ketë një përgjegjësi edhe më të madhe.
Ndarja e detyrave ka të bëjë me ndryshimin themelor që po i bëhet PS-së. Edhe pse PS është ku e ku me disa parti në disa aspekte prapë është njëlloj si të tjerat për disa aspekte.
Na duhet një sekretar i përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar. Është rritur shumë volumi i punës. Njëri bën një punë njëri një tjetër. Nuk ka senatorë dhe kategori të tjera në PS. Këto janë terma gazetareske. Kjo është një skuadër që secili bën punën e tyre.
Gjiknuri? Kemi humbur shumë kohë me këto biseda dhe unë nuk humb kohë me këto biseda. Janë njerëz që përtej përfoljeve dhe stërfoljeve. Ata kanë bërë punë” – tha Rama në Opinion.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/09/02/dite-e-hidhur-per-taulant-ballen-rama-nuk-i-jep-asnje-ministri-i-redukton-kompetencat-duke-e-lene-thuajse-pa-pune/