TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alexander Soros, djali i miliarderit amerikan George Soros, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Alex Soros flet me superlativa për rolin e kreut të qeverisë si lider jo vetëm në vend e rajon por, siç thotë ai, në të gjithë botën.
“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”
Kujtojmë se Alexander Soros, i cili është nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëria e Hapur” vizitoi javën e shkuar një grup afganësh, të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.
Në një postim në rrjetet sociale, Soros shkroi se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri.
[gallery columns="1" link="none" ids="562708,561362,561361,561360,561363,561367"]