TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarizimi i emrave të kabinetit "Rama 3", ka qenë lajmi i ditës së sotme.
Fill pas prezantimit të qeverisë së re nga Rama, reagoi lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Por, ndryshe nga PD, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen. Monika Kryemadhi, ka heshtur, ndërkohë që dalja e fundit publike ishte në kampingun e Jalës me të rinjtë e LRI.
Kryemadhi i ka rralluar daljet publike, që prej humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo është deputete e zgjedhur e LSI dhe pritet të betohet në legjislaturën e re.
Lidhur me qeverinë e re, nga rradhët e LSI-së ka patur vetëm një reagim nga Petrit Vasili, që e quan qeverinë "talebane".
Reagimi i Vasilit:
"Qeveria talibane e Mullah Omar Rames!! Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program: "Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia".
Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.
Mullah Omar Rama ka vetem nje devize: " Pas meje ne jete jete , gur mbi gure mos mbete". Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires. Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit. Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten", shkruan Vasili në rrjetet sociale.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/09/02/kabineti-rama-3-kryeministri-publikon-zyrtarisht-emrat-e-ministrave-te-rinj/
https://www.tpz.al/2021/09/02/rama-prezanton-kabinetin-e-ri-me-12-gra-reagon-lulzim-basha/