AKTUALITET, 2 Shtator 2021, 21:48

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë vaksina Pfizer

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë vaksina Pfizer

Mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura në Shqipëri” shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Ogerta Manastirliu, e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqendruar, janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit” mbyllet postimi