TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI dhe ish- ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka shprehur edhe njëherë pakënaqësitë ndaj masave të marra nga Shqipëria.
Ai ka thënë se duhet mësuar nga masat e Italisë në Veri të vendit sidomos në Lombardi dhe jo të merren masa me kufizime kohore që Vasili i quan improvizime nga kryeministri Rama.
Vasili bën edhe një herë thirrje që të merren modelet e vendeve të tjera pasi në disa javë po japin efekte.
"Unë kam shprehur mbështetjen e time për kujdes maksimal. Jam dakord për masat apo jo, janë masa racionale që mbrojnë apo nuk mbrojnë.
Kam thënë dhe insistoj, duhen parë modelet e zonave të infektuara në Itali. Në Itali është vendosur masa fleksible për distanca, shërbimin e taksive, për grumbullimet dhe radhët. Kufizimet absurde në kohë krijojnë grumbullime.
Grumbullimi është i paevitueshëm në këtë rast. Modelet që duhen kolauduar në mënyrë të veçantë në Itali, dhe nuk mund të improvizohen as personalisht nga kryeministri.
Qeveria vetëm duhet të dëgjojë profesionistët. Mbas disa javësh të një situate në Itali, masat sjellin një ndalje të pandemisë. Nuk kemi pse të mos mësojmë nga eksperiencat e vendeve të tjera.”- tha Vasili.