AKTUALITET, 4 Shkurt 2018, 21:41

Miliarderi shqiptar mbledh në shtëpinë e tij Thaçin dhe Haradinaj për darkë

Miliarderi shqiptar mbledh në shtëpinë e tij Thaçin dhe

Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës po zhvillojnë sonte një takim të përbashkët - por jo në vendin e tyre të punës. Pjesëmarrës, në një darkë joformale, janë edhe Presidenti dhe Kryeparlamentari i vendit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e qeverisë kosovare po darkojnë bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.

Në këtë darkë, pjesëmarrës është edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim i udhëheqësve të vendit, në periferi të Prishtinës, në Hajvali, po ndodh një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur për Express se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, është i natyrës joformale.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi, ku shihen qeveritarët, bashkë me Presidentin dhe Kryeparlamentarin, duke darkuar bashkë.

Nga fotografia shihet se jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë po marrin pjesë në këtë takim.

Ashtu siç ka raportuar Express, në darkën në Hajvali nuk është i pranishëm zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, nga Nisma.

Në takimin joformal nuk po marrin pjesë as ministrat e partisë së Limajt në Qeverinë e Kosovës.

Arsyeja e mungesës së Limajt dhe ministrave të Nismës në këtë mbledhje nuk është bërë e ditur. /Express/

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme/presidenti-dhe-kryeparlamentari-te-pranishem-ne-darken-e-qeverise-ne-hajvali-495517/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright